Me pranga në duar e maskë momenti kur autori i vrasjes së biznesmenit shoqërohet në polici
Ora News sjell momentin kur autori i vrasjes së biznesmenit në Himarë, Niko Goro, shoqërohet në komisariatin e Vlorës.
Kliti Leka u identifikua shpejt mbi bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë, edhe pse në kokë mbante kapele dhe në fytyrë një maskë anti covid.
Vrasja ndodhi mëngjesin e 17 tetorit, para supermarketit të motrës së tij në Himarë.
Si ndodhi vrasja- Nga informacionet e para nga vendngjarja mësohet se autori, Kliti Leka ka thirrur biznesmenin të dalë nga supermarketi për të dalë jashtë dhe diskutuar për diçka.
Mes viktimës dhe autorit fillimisht ka pasur një debat verbal por më pas mendohet se autori i është drejtuar makinës Volkswage nga ku ka marrë automatikun dhe ka qëlluar drejt 51 vjeçarit.
Psa krimit autori është larguar me makinë.
Motivi? – Dyshohet se konflikti ka nisur për çështje pronësie. Sipas burimeve autori i krimit është shprehur se konflikti kishte ndodhur për shkak të një toke, pronësi e tij të cilën biznesmeni e kishte marrë për pallat por nuk e kishte paguar.
Lexo me shume: Te gjitha detajet mbi vrasjen e biznesmenit Niko Goro