“Presidenti ka rolin e tij”, Basha: Beteja jonë është e përditshme! Kjo është llogaria e Edi Ramës

Kryedemokrati Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët, ka reaguar në lidhje me luftën e Ilir Metës kundra shkeljes së marrëveshjes së 5 qershorit.

I pyetur për faktin që presidenti Meta po luan rolin e opozitës, Basha i është përgjigjur “Presidenti i Republikës ka rolin e tij, ndërsa beteja jonë për standard zgjedhor ka qenë dhe vazhdon të jetë e përditshme. Nuk mund t’i mbivendoset krizës shëndetësore dhe krizës ekonomike që po rëndon xhepat e shqiptarëve.

Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se futja e vendit në krizë ekonomike dhe pandemike është e qëllimshme, për të paur në dorë qytetarët.

Basha: Përpara kemi një grup të strukturur kriminal që po e lë me qëllim pandeminë dhe krizën të përparojë, në mënyrë që këto para që do shërbenin për të forcuar shëndetësinë dhe njerëzit në nevojë, ti gllabërojë. Pse t’i paguajë Edi Rama një të papuni 160 mijë lekë për 6 muaj? Pse t’i paguajë 50 mijë lekë një pensionisti çdo muaj për 6 muaj? Pse t’i paguajë çdo njeriu që rimerret në punë nga sipërmarrja? Pse t’i japë bonus 1 mijë euro mjekut dhe 500 euro infermierit? Pse të rimbursoj unë paketën e ilaçeve për ata që trajtohen me Covid? Pse të shpenzoj unë para për shkollat, kur sa më të varfër të jenë, aq më lirë do ua blej votën? Këto para i marr dhe i çoj të inceneratorët e plehrave, te ata që rrugët i bëjnë me 5 herë çmimin, sepse kur të vijë dita në vend që t’u jap 160 mijë në muaj, ua mbyll gojën kur të jenë edhe më të uritur edhe të lodhur me një 50 mijë lekësh për të ndenjur në shtëpi dhe të mos votojë kundër. Kjo është llogaria e Edi Ramës.