Vranësira dhe kthjellime, ja parashikimi i motit për ditën e sotme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2020, 08:07
Moti për ditën e sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës.
Sipas meteoalb, vranësirat do të rigjenerojnë në reshje të izoluara shiu në veri dhe qendër të vendit, teksa mesdita parashikon sërish përmirësim të kushteve atmosferike në këto zona.
Temperaturat do të variojnë nga vlera minimale 3 gradë celcius në mëngjes, deri në 20 gradë celcius në mesditë.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.