Pjesë e “Dosjes 339”, Gjykata lë në burg Gentian Markun

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Gentian Markun.

Marku u ekstradua nga Spanja  pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest me burg’, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të ‘Grupit të strukturuar kriminal’, ‘Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

29 vjeçari Marku akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike, që janë pjesë edhe e “Dosjes 339”.

LEXO EDHE: Kush është Gentjan Marku, i ekstraduar nga Spanja dhe pjesë e dosjes ‘339’