Vrasja e biznesmenit në Himarë, sekuestrohet një kallashnikov dhe një pistoletë

Policia sekuestron një automatic dhe një pistoletë në cilësinë e provës materiale në kuadër të hetimit për ekzekutimin e biznesmenit Niko Goro mëngjesin e sotëm.

 Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër  armë zjarri  të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.