Mallakastër/ Qëllonte me armë në lagje, arrestohet 63 vjeçari, sekuestrohen fishekë e municione
Një 63 vjeçar është arrestuar në Mallakastër pasi kishte qëlluar me armë në lagjen “5 shkurti”.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë Dashamir Kullorja, 63 vjeç. Ky i fundit qarkullonte me armë zjarri në lagje dhe qëllonte duke shkaktuar panik te banorët.
Ai ka tentuar të largohet nga efektivët, por pa rezultat.
“Gjatë kontrollit të banesës së 63-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1245 fishekë, tre krëhra, një ndezës mekanik, granatë ofensive, një shkop gome, një thike me teh të gjatë, një dorezë hekuri, një dorezë me sferë hekuri goditëse, barut për armë gjahu, një radio si ato të Policisë dhe 485 kg duhan i grirë, pa dokument blerjeje”, ka thënë policia.
Sakaq materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.