FOTO/ 6 orë në pritje të urgjencës, shqiptari përfshihet në një aksident të frikshëm

Një 32 vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Francë.

Automjeti me të cilën udhëtonte ai përfundoi në një livadh poshtë rrugës dhe duke u përplasur fort me një pemë.

Shqiptari i aksidentuar kaloi rreth 6 orë në vendin e ngjarjes para se të zbulohej nga shërbimet e urgjencës.

Në vendin e ngjarjes shkuan rreth 20 zjarrfikës si dhe një ekip mjekësor. Shqiptari përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.