Kurohej në Turqi prej 1 tetorit, koronavirusi i merr jetën efektivit të policisë kufitare Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2020, 20:57
Koronavirusi i merr jetën të parit efektiv policie në Shkodër. Hydajet Nehani, efektivi i policisë kufitare në Shkodër, njëkohësisht edhe shoferi i drejtorit të Kufirit në Policinë e Shkodrës, nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin edhe pse ishte dërguar për mjekim të specializuar në Turqi prej 1 tetorit.
Fillimisht ai po trajtohej në një prej dy spitaleve Covid në Tiranë por kur gjendja e tij u përkeqësua, të afërmit e tij mbledhën të ardhura për ta dërguar në Stamboll.
IPA Albania në një postim në facebook ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të efektivit.