Infektohen me Covid-19 dy punonjës të Hipotekës së Korçës

Regjistrohen dy raste të reja me Covid-19 në qytetin e Korçës.

Siç mëson Ora News, bëhet fjalë për dy punonjës të zyrës së Hipotekës në këtë qytet.

Njëri prej tyre ka dalë pozitiv ditën e hënë, ndërsa tjetri sot, raporton Ora News.

Sipas autoriteteve, dy punonjësit janë karantinuar, ndërsa puna në institucion vijon normalisht.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 17 infektime të reja në Korçë, ndërsa nga nisja e pandemisë, rastet aktive në këtë këtë qark janë 325.

/a.r, OraNews