Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Arsimin në Tiranë takon Ramën e Metën

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce u takua në Tiranë me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Në qendër të diskutimeve gjatë takimit në kryeministri ishte shkëmbimi i programeve arsimore të Shqipërisë me ato të SHBA.

Nga ana tjetër, për presidentin Meta vizita e Royce konsolidon dhe forcon më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Duhet të synojmë, që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, por njëkohësisht, edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t’u bërë liderët e ardhshëm të tij. Bashkëpunimi në fushat e arsimit dhe të kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA do t’i shërbejë së ardhmes të vendit tonë dhe do të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor, si një mundësi reale për të afruar më shumë popujt tanë.”,u shpreh presidenti Ilir Meta.

Marie Royce vlerësoi Shqipërinë dhe bukuritë natyrore të saj duke premtuar se më shumë qytetarë amerikanë do ta vizitojnë atë në të ardhmen.