Mediu: Përfshini vlerat e të rinjve në politikë dhe në qeverisje
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në takimin me strukturat e kësaj force politike në njësisë administrative numër 1 në Tiranë ka theksuar domosdoshmërinë për përfshirjen e vlerave historike dhe sidomos të rinjve, si në politikë ashtu dhe në qeverisje.
Pjesëmarrjen në takime ai e konsideroi si një garanci për suksesin në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit.
Fatmir Mediu: "33 të rinj dhe të reja, të studiuar jashtë, me një formim absolutisht fantastik që kanë dëshirë që të bëhen pjesë e politikës, pikëpyetja më e madhe ësht gjithmonë se çfarë lloj hapësire do t'i krijojmë. Nëse do t'i mbajmë si kontur për t'i përdorur apo do të bëjmë që të jenë pjesë e një procesi real. Ne nuk kemi as më shumë dhe as më pak, disa 'shërbëtorë' që duhet të vendosin përpara njerëzit që mund të bëjnë qeverinë"
Mediu theksoi se në mandatin qeverisës e djathta do të garantojë një zhvillim ekonomik të qendrueshëm dhe punësim të shqiptarëve për të ndaluar largimin masiv të pjesës më aktive të shoqërisë