Maliqi, Lleshajt në Kuvend: Keni ndërruar administratorin e RTV Ora, për të shantazhuar median
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte thirrur sot në interpelancë në Kuvend lidhur me situatën e krimit dhe kanabisin në vend nga deputeti Lefter Maliqi.
Ndër të tjera sjelljen ndaj dy televizioneve Ora dhe Ora News, Maliqi e ka cilësuar formë presioni.
Ç'mund të na thoni ju për ILIRIAN Guardian, veprimet korruptive me tendera apo emërimet në të?
Ç'mund të na thoni ju për veprimet arbitrare kundra medias të televizionit RTV Ora dhe Ora News e të gjitha me radhë shpresoj dhe të dëgjoj që të marrë përgjigjet e duhura. Mirë që nuk zbritët tanket dhe helikopterët. Keni vepruar në mënyrë të paligjshme.
Por kjo është mosmirënjohja dhe së fundmi keni vepruar përsëri në mënyrë të paligjshme; keni ndërruar administratorin vetëm e vetëm për të shantazhuar median dhe për ta përdorur për qëllimet tuaja fals politike.
Do të mbani përgjegjësi për jetën e tij nëse i ndodh gjë. Ndërkohë që atij të trenit elektrik i keni vënë gardist e polic roje, atij tjetrit që i kërcënohet jeta dhe që ka mesazhe kërcënuese, në gjithë të fortët, që nga rruga e Kavajës, Durrësit dhe Elbasanit"