Covidi i merr jetën drejtorit të shkollës në Tiranë, u dërgua në Turqi për kurim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2020, 15:19
Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan të Tiranës ka ndërruar jetë nga Covid-19.
Mësohet se Dedë Malaj, 54 vjeç kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit rreth një javë më parë. Ai ishte nisur për kurim më të specializuar drejt Turqisë.
Sipas informacioneve, pozitiv kanë rezultuar edhe nëndrejtoresha e shkollës si dhe dy mësuese.
