Inceneratorët, Rama-Bashës: Hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe
Ditën e sotme Kryetari i Partisë Demokratike hodhi akuza mbi Kryeministrin Edi Rama ku thonte se ky i fundit e ka mendjen tek aferat korruptive e jo për ti bërë ballë krizës ekonomike.
Ai akuzoi se kryeministrin se do të largoje Milva Ekonomin nga Kuvendi për ta emëruar nënkryetare të Bashkisë së Durrësit, për të firmosur miliona dollar për inceneratorët.
Menjëherë kryeministri Rama e replikoi kryedemokratin, duke thënë duhet të heqë dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke share dhe akuzuar.
Sakaq ka ardhur edhe përgjigja nga Basha, i cili i ka bërë thirrje Ramës të zbatojë planin me 5 pika që ka hartuar PD.
15:30/ Basha 75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët,për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje.Zbato planin me 5 pika! Tani!
14:58/ Rama Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare!
Por do ti s'do ti, doni ju s'doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s'kthehet më!
Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë,akuzuar,shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill!