"Dallim i madh mes tyre dhe nesh", Borxhi publik përplas Telitin me Ramën: E rritët për koncesione klienteliste

Borxhi publik përplas në distancë Shefin e Kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti me kryeministrin Edi Rama.

Pas deklaratës së shefit të qeverisë se, ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe kanë një dallim të madhe me këtë qeveri,. Teliti ka publikuar një tabelë ku sipas tij, tregohen përmes shifrave sa ka qenë borxhi publik nga viti 2015 deri më sot.

“2006-2013 borxhi publik u rrit me vetem 10% të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura), me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu rrugën e kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet", shkruan ndër të tjera Teliti në postimin e tij.

Reagimi i plotë i Telitit:

"Më kot krahasoheni me ne.2006-2013 borxhi publik u rrit me vetëm 10% të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura), me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu rrugën e kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet.

Ndërsa 2014-2020, borxhi u rrit me 29% të PBB-së (përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP) dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22km. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë.

Borxhin publik e rritët ju dhe e përdorët për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter.

Jeni ju që rritet taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie".

Po ja çfarë shkruante më herët kryeministri Edi Rama

"MIRËMËNGJES

dhe meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësisë, arsimit e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë".

/a.r, OraNews

Vendi Edi Rama Lajme Politikë Lajmi i fundit PD ekonomia dorian teliti Aktualitet borxhi publik

EMISIONET