Nafta për fermerët/ Vasili nxjerr zbuluar Ramën: E ka premtuar që në 2013-ën. Sot gënjeu për herë të shtatë
Teksa fermerët vazhdojnë të hedhin në rrugë produktet e tyre, kryeministri Edi Rama premtoi paraditen e sotme se, qeveria do të heqë akcizën për karburantin bujqësor dhe do të përgjysmojë çmimin e karburantit.
Sipas tij, lehtësimet për fermerët nisin që nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Por nuk ka munguar reagimi i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.
Teksa publikon premtimet e Ramës në fushatën elektorale të vitit 2013, Vasili shprehet se, kryeministri ka 7 vjet që gënjen për naftën e fermerëve.
"Ka shqiptar me mend në kokë, që i beson më ketij ordineri?!", shkruan Vasili.
Postimi i plotë i Vasilit:
"Rama ka që në 2013, qe genjen per naften e fermereve!
Ne 2013 Edi Rama genjente sheshit dhe thoshte:
"Ulje rreth 35% e çmimit të naftës (50-55 lekë bazuar në çmimin aktual), me heqjen e akcizës dhe taksës së qarkullimit, bashkë me tatimin mbi vlerën e shtuar që zbatohet mbi këto dy taksa."
Sot genjeu per here te shtate.
Ka shqiptar me mend ne koke, qe i beson më ketij ordineri.
Ja ku e keni me FOTO premtimin e 2013 ne Programin elektoral"

“Do heqim akcizën për karburantin bujqësor. Do të ulim gjysmë për gjysmë çmimin e karburantit për fermerët. Për cdo fermerë që punon tokën, do llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe. Për atë sasi nafte llogaritet barra fiskale e cila do përjashtohet dhe konvertohet në sasinë e përcaktuar në bazë të kritereve që thash të naftës që do jepet falas përmes një karte të veçantë për çdo fermer. Çdo fermer që ka tokë, me qera apo të vetën, dhe që ka niptin e fermerit, përfiton dhe do të bëj aplikimin online për naftën falas”, do të shprehej sot Rama.
/a.r, OraNews