Edhe rrugët e Durrësit nën ujë nga reshjet e shiut

Reshjet e shumta të shiut që vazhdojnë prej orësh e kanë rënduar situatën edhe në rrugët e Durrësit.

Në shumë akse, qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është thuajse i pamundur, ka filluar te vështirësohet pasi uji ka kaluar edhe nivelin e trotuareve.

Në zona të caktuara, si lagjia nr. 18, lagjja nr.1, aksi “Pavarësia”, rruga “Egnatia”, zona e Shkozetit etj, niveli i ujit në rrugë po rritet dhe nëse reshjet e shiut do të vijojnë me këtë ritëm gjatë natës  mund të rrezikojë edhe bizneset në zona të caktuara.

Edhe Vlora u përball me vështirësi pas reshjeve të shiut, ku rrugë të tëra u përmbyten nga uji.