Drafti kuadër për Metën gati brenda javës, Ora News zbardh mesazhin e Ramës në grupin PS
Maxhoranca ka nisur puna për paraqitjen me urgjencë të ligjit që kufizon të drejtat e presidentit
Ora News mëson se në mbledhjen e sotme të grupit të PS-së Edi Rama ka kërkuar që ligji për Presidentin duhet të jetë gati sa më shpejt, për t’i dhënë fund sipas tij njëherë e mirë mundësisë së Ilir Metës për të mos dekretuar ministrat e kabinetit.
Drafti kuadër për Kreun e Shtetit pritet të jetë gati brenda kësaj jave, raporton gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.
Ndërkohë duket se Mazhoranca nuk të tërhiqet nga ndryshimet në kod që heqin koalicionet, edhe nësë Presidenti do ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend.
Apelit të Ilir Metës për të reflektuar në rast të kundërt do të përballet me qytetarët në zgjedhje, Kryeministri Rama iu përgjigj sot me një tjetër thirrje që ta firmosë sa më shpejt që kodi të ketë mundësi të implementohet.
Lexo gjithashtu:
Nuk ndryshon llogore, Rama e bën të qartë, do rrëzojë dekretin e Metës për Kodin e ri Zgjedhor