Tentoi të kalonte kufirin me 20 mijë euro të padeklaruara, procedohet 50 vjeçari në Kakavijë

Një 50 vjeçar është proceduar nga policia pasi tentoi të kalonte kufirin në Kakavijë me 20 mijë euro të padeklaruara.

Sipas njoftimit të Policisë, A.O., 50 vjeç, banues në Sarandë i kishte fshehur paratë në çantën e tij personale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi A. O., për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale"”, njofton Policia.

Poseduesi i shumës monetare është proceduar penalisht, ndërkohë që paratë e gjendura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.