Rikthehet Covid-19 në spitalin e Elbasanit, e infektuar infermierja dhe bashkëshorti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2020, 11:51
Një çift bashkëshortësh që punojnë në Spitalin Rajonal të Elbasanit kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një infermiere të shërbimit të Gjinekologjisë dhe bashkëshorti i saj, që shërbente në recepsion.
Çifti i bashkëshortëve janë karantinuar në shtëpi, teksa të njëjtën gjë kanë bërë edhe kolegët e tyre me të cilët kanë pasur kontakt ditët e fundit.
Gjithashtu pak ditë më parë u konfirmua pozitiv edhe një mjek kirurg i këtij spitali.