Përdorën qendrën e masazheve për prostitucion, në pranga menaxheri dhe klienti

Menaxheri i një qendre masazhi dhe një klient janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas akuzave për shfrytëzim prositucioni.

Sipas njoftimit të Policisë, disa shtetase shfrytëzoheshin për prositucion.

"Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale", deklaron Policia.

Në pranga ka rënë 27 vjeçari me iniciale R.F., si dhe një klient 30 vjeçar. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 3 punonjëse të qendrës së masazhit nën akuzën për veprën penale “prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.