Atentati ndaj Arjan Ndoja, Prokuroria e Posaçme kërkon shtyrjen e hetimeve

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shtyrjen e hetimeve në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar edhe 3 muaj kohë për hetime më të thelluara, një kërkesë që është miratuar nga gjykata.

Atentati ndaj prokurorit të Prokurorisë së Durrësit ka ndodhur më datë 1 nëntor të një viti më parë, ku mbeti i vdekur Andi Maloku, shoferi i Ndojas. Maloku ndërroi jetë 5 ditë pas atentatit.

Ndërkohë që nën masën “arrest me burg” është Redjan rraha dhe një person i dytë i dyshuar si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.