Memaliaj, edhe 2 mësues me Covid, por mësimi vijon normalisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2020, 11:31
Dy mësues të tjerë konstatohen me Covid-19 në shkollën e bashkuar "Adem Alushi" në fshatin Krahës, Bashkia Memaliaj.
Pas rastit të parë të shënuar të premten që kaloi ku një mësues rezultoi pozitiv, ditën e sotme ka ardhur përgjigja edhe për dy arsimtarë të tjerë me inicialet A.S dhe M.Gj.
Ndëonëse deri tani janë tre mësues të izoluar si pasojë e Covid-19, mësimi në këtë shkollë nuk është ndërperë dhe vazhdon normalisht.
Ndërkohë, prindërit e shqetësuar kanë filluar që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për shkak të frikës dhe pasigurisë që mbizotëron.
Në këtë shkollë ndjekin mësimin rreth 270 nxënës të cikleve 9- vjeçar dhe të mesëm.