Nuk ndryshon llogore, Rama e bën të qartë, do rrëzojë dekretin e Metës për Kodin e ri Zgjedhor

Palët nuk ndryshojnë llogore.

Kryeministri Edi Rama duket i vendosur në rrugën e tij për të hyrë në zgjedhjet e 25 prillit me Kodin e ri Zgjedhor.

Ndërkohë paralajmërimi i fundit i presidentit Ilir Meta ishte mëngjesin e sotëm përmes një statusi në facebook.

Ora 09: 40 Ilir Meta: “Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh.

Kryeministri Edi Rama doli nga selia e PS-së dhe la të kuptojë se nuk do të lëvizë asnjë presje nga Kodi i ri Zgjedhor i miratuar në parlament pak ditë më parë edhe me 23 votat e opozites parlamentare.

Ora 10:15 Edi Rama "Nuk ka më kohë për të humbur nuk ka më asgjë për të thënë. Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë në mënyrë që të vazhdojë sa më parë implementimi. Sepse koha për implementim është e shtrënguar dhe ne do ta votojmë fiks siç e kemi votuar."

Kryeministri "ka injoruar" edhe planin e Bashës për tejkalimin e krizes së pandemise .

Ç’ është ky plan me 5 pika? Nuk kam idenë për një plan me 5 pika”, u shpreh Rama

Te gjithe raportim tek Rama

Kryeministri Edi Rama thirri paraditen e sotme në një takim në selinë rozë drejtuesit politikë në qarqe.

Drejtuesit politikë të PS-së raportojnë për të gjitha çështjet problematike që ndodhen në terren.

Mbledhja vjen në një kohë kur Rama ka nisur ‘sitën e vlerësimit” për deputet dhe ministrat. Raportimi i gazetares së Ora News, Fjorela Beleshi.