Naftëtarët në protestë: Marshojnë drejt qendrës së Ballshit thirrje Ramës

Naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë se do të ndryshojnë strategji për të kërkuar reagimin e institucioneve për çështjen e pagave dhe rinisjen e punës! Pas 15 ditëve grevë urie e dy marshimeve, ata thonë se do të do të marrin kontrollin e uzinës.

Ballsh- 15 ditë grevë urie dhe 2 marshime protestë në rrugët e Mallakastrës nga naftëtarët e Ballshit nuk e kanë sjellë reagimin e kërkuar nga institucionet për zgjidhjen e çështjes së pagave dhe rinisjen e punës.

"Ne do hyjmë në rafineri për ti treguar shtetit se kjo pronë është e jona" thonin naftëtarët me megafon.

Ndaj naftëtarët paralajmërojnë se mund ti rikthehen skenarit të ashpër për të marrë kontrollin e rafinerisë

Pas këtij mesazhi, naftëtarë, familjarë dhe qytetarë të Mallakastrës u nisën në këmbë drejt Ballshit për të kërkuar mbështetje, e më shumë reagim.

"Nuk ka Ballsh pa kombinat!" thonin naftëtarët me megafon.

Slogani “Punë, pagë, perspektivë” printe marshimin nëpër rrugët e qytetit, ndërsa naftëtarët lëshonin thirrje se ende ka kohë për zgjidhje paqësore.

Stacioni i protestës ishte godina e Bashkisë Mallakastër.

Aty kërkuan ndërhyrjen e drejtuesve vendore dhe qeverisë Rama për të shpëtuar jo vetëm naftëtarët, por gjithë qytetin nga kriza që ka krijuar ndalimi i punës në rafineri.

Nga ana tjetër, gjendja shëndetësore e punonjësve të rafinerisë që ndodhen në grevë përkeqësohet dita-ditës.

Por naftëtarët thonë se këtë herë nuk do të ketë më kthim pas pa zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pagave e rinisjes së punës në Rafineri.

https://youtu.be/f_r48Jm1O2Y
https://youtu.be/AbwjAfDszxo