"Kush po i zhyt shqiptarët në borxhe dhe varfëri", Presidenti Meta shpërndan statusin e ish-deputetit Islami
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2020, 09:08
Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mëngjesin e sotëm një status të ish-deputetit Kastriot Islami, shoqëruar dhe me pyetjen “Kush po i zhyt shqiptarët në borxhe dhe varfëri?”
Islami shkruan se shqiptarëve iu është rritur borxhi deri në 21 mijë euro për familje dhe PBB është rritur 1.2 miliard euro për 7 vjet.
