Kosova harron të fitojë, Sllovenia trumfon në “Fadil Vokrri”

Humbja ndaj Maqedonisë së Veriut duket se ka lënë gjurmë te Përfaqësuesja e Kosovës.

“Dardanët” humbën edhe ndeshjen e sotme përballë Sllovenisë.

Miqve ballknas u mjaftuan me një gol të Haris Vuckic në minuën  e ’22-të për ti dhënë tri pikët ekipit dhe për të thelluar krizën te vendasit.

Në Grup me Greqinë dhe Moldavinë, Kosova numëron vetëm 1 pikë në 3 ndeshje. Ndërkohë që nuk fiton në 7 ndeshjet e fundit zyrtare.

Ndeshja tjetër e League C, Grupi 3, Greqi-Moldavi, u mbyll me fitoren e pastër të helenëve, 2-0.

/a.r, OraNews