Zbardhen formacionet zyrtare, Shqipëria synon fitoren me Kazakistanin
Zbardhet formaconi me të cilin Shqipëria do të luajë ndaj Kazakistanit duke filluar nga ora 15:00.
Kjo është ndeshja e tretë të vlefshme për Ligën C në grupin 4 në Ligën e Kombeve.
Një ndeshje ku kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, kjo edhe pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në “Air Albania”, muajin e kaluar.
Përsa i përket formacionit, në fushë do të jenë 3 debutues, si Broja në sulm, Kalaku në mesfushë dhe Kumbulla në mbrojtje.
Ndërkohë që vendin e Elseid Hysajt në krahun e djathtë e mere Federik Veseli, me Rejën që ka preferuar këtë të fundit para Memollës apo Lenjanit, që gjithsesi pozicionin natyral e kanë në krahun e majtë.
Kazakistani: (5-3-2) Pokatilov, Bistrov, Maroçkin, Jernalov, Kerimzhanov, Sumjumbajev, Kuat, Tagibergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov.
Trajner: M. Bilek.
Shqipëria: (3-5-2) Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku, Broja, Manaj.
Trajner: E. Reja.