"Mund të dalësh"/ Ja si e njofton Ibrahimoviç shërimin nga Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2020, 19:45
“Je shëruar! Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë, karantina përfundoi. Mund të dalësh”.
Me këtë postim në Twitter, sulmuesi I Milanit Zlatan Ibrahimoviç njofton shërimin nga Covid-19 dhe mbylljen e karantinës, raporton Ora News.
Ky është një lajm shumë I mirë për Milanin, para sfidës derbi kundër Inter, në një kohë kur zikaltrit po vuajnë infektimet e njëpasnjëshme të futbollistëve.