Ora Sport/ Kombëtarja, Sulçe: Jemi bërë copy-paste; Tufa: Skuadra po rindërtohet
Barazimi i Kombëtares përballë Kazakistanit hapi edhe diskutimet në puntatën e sotme të emisionit "Ora Sport".
"Për mënyrën se si jemi standartizuar në këto ndeshje, jemi bërë copy-paste të ndeshjeve", u shpreh kryeredaktori i Sportit në RTV Ora, Altin Sulçe.
Por më pozitiv duket gazetari dhe analisti Bashkim Tufa.
“Unë bëj pjesë në grupin e njerëzve që i shohin gjërat pozitivë. Një barazim me Kazakistanin duhet parë mire, unë e di që ka shumë probleme. Në këndvështrimin humbëm rastin të merrnim një tre pikësh të vyer. Pas rreth 30 vjetësh Shqipëria arrin të aktivizojë si titular një 19-vjeçar. Ka qenë Bledar Kola, ndërsa sot ishte Broja", u shpreh Tufa.
“Iljas Çeço ka luajtur që 16 vjet, se Bledar Kolën e ke patur nxënës ti”, ndërhyri Sulçe.
“Mos harrojmë që Broja është 19, Kumbulla 20, Kallaku 21 në mos gaboj dhe në këtë këndvështrim po rindërtohet”, vijoi më tej Bashkim Tufa.