Vllaznia në panik, katër lojtarë të tjerë pozitivë me koronavirus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2020, 14:22
Nuk ka qetësi te Vllaznia. Katër lojtarë të tjerë janë infektuar me koronavirus.
Pas testeve të kryera të enjten për thuajse gjithë ekipin, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe lojtarë si Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba.
Menjëherë futbollistët janë karantinuar, ndërsa autoritetet shëndetësore janë alarmuar për situatën dhe kanë vendosur të bëjnë përsëri teste.
Lexo edhe: Rëndohet gjendja te Vllaznia, pozitiv me Covid-19 edhe zv/trajneri