Barazimi pa gola me Kazakistanin/ Muça: Reja luajti dobët sot, më bindi vetëm Broja
Specialisti i futbollit Shkëlqim Muça kritikoi paraqitjen e sotme të Kombëtares shqiptare kundër Kazakistanit, e mbyllur në barazim 0-0.
I ftuar në studion e “Rubrikës Sportive” në RTSH, ai kritikoi teknikun italian Edi Reja për pozicionimet e gabuara të disa lojtarëve dhe mungesën e harmonizimit në lojë.
Muça vlerësoi sulmuesin Armando Broja për paraqitjen në fushë.
“Natyrisht nuk prisnim shumë në drejtim të lojës dhe harmonizimit. Pamë mangësi në aspektin tekinko taktit isha skepik për pozicionin të lojtarëve. Abrashi dhe Veseli ishin jashtë pozicionit, edhe pse mundohen të japin maksimumin. Lojtari para mbrojtjes nxjerr topin dhe kalon topi në sulm me vertikalizime.
Ikën përpara, e lëshon pozicioni. Veseli dhe Trashi, Trashi pati tentativa për të marrë krahun dhe pasuar. Veseli nuk bëri asnjë krosim, vetëm një në të dytën. Ishte inekzistent. Mbante ekuilibrib mbrapa. Bare kishte marrë krahun djathtë. Manaj nuk ekzistonte fare.
I vetmi që më bindi ishte Broja. Është aftësi të dilte para portierit. Të tjerët, Kallaku bëri lojë të mirë teknikisht, por duhet të lëvizë më shumë. Edhe ai nuk ishte në pozicion natyral. Reja luajti dobët sot, deri në minutën e 82-të nuk ndërhyri fare. Në minutën e 60-të duhej të bënte bndryshimet. Duhej të bënte 3-4 ndryshime.
Tani duhet të duket dhe dora e trajnerit dhe të ketë lojë logjike dhe na duhen kombinacione dhe në 25-30 metrat e fundit, ku nuk dukemi fare”, u shpreh Shkëlqim Muça.