Egoizëm dhe raste të shpërdoruara, Kombëtarja le 2 pikë në Kazakistan
Kombëtarja shqiptare nuk shkon më shumë se një barazim pa gola në transfertën e largët të Kazakistanit, raporton Ora News.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve sporadike nga të dyja ekipet, ndërsa pjesa e dytë e lojës foli më shumë për djemtë tanë që në minutat e fundit të ndeshjes humbën disa raste të pastra për gol, ku spikat ai i Seferit, i cili përplasi topin në trupin e portierit vendas ndërkohë që Broja priste me portën thuajse të boshatisur.
Egoizmi i futbollistëve tanë bëri që të dilnim nga kjo transfertë pa pikë të plota.
Kjo ishte ndeshja e tretë, e vlefshme për National League ku kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 4 të Ligës C. Kombëtarja jonë numëron 4 pikë pas 3 ndeshjesh, duke qëndruar në vendin e dytë dhe duke pritur ndeshjen tjetër të grupit, Lituani-Bjellorusi që starton në 18:00, raporton Ora News.
Prurjet e shumta në kombëtare dhe ndryshimet që ka bërë tekniku italian Edi Reja kanë bërë që ekipi të mos jetë shumë i harmonizuar, por gjithësesi është një grup që të bën të shpresosh.
Ndeshja e rradhës e Kombëtares shqiptare luhet pas tre ditësh, po në transfertë, ndaj Lituanisë, e cila na mori tre pikët në “Air Albania”.
Kalendari: