Milan, Ibrahimoviç dhe Duarte pozitivë me Covid-19 edhe pas tamponëve të sotëm

Sërish dhimbje koke për Milanin dhe teknikun Stefano Pioli që mesa duket do të duhet të vazhdojë të bëjë planet pa Zlatan Ibrahimoviç dhe Duarte.

Të dy futbollistët, siç shkruajnë mediat italiane, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 edhe gjatë tamponit të dytë që janë kryer mëngjesin e sotëm, raporton Ora News.

Zlatan Ibrahimoviç i ka munguar Milanit në dy ndeshjet e fundit, në Serie A dhe Europa League, por pavarësisht kësaj, kuqezinjtë kaluan në fazën e grupeve të kompeticionit europian ndërsa në kampionat kanë pikë të plotë, 3 fitore në 3 ndeshje.

/a.r, OraNews