Basha: Prioriteti është të shpëtojmë buxhetin e familjeve nga falimentimi deri më 25 prill

Kryetari i PD-së ka vijuar takimet dhe këtë herë në qytetin e Laçit.

Në takimin me të papunë dhe biznese të dëmtuara në Laç Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po gresim ekonominë e vendit.

“Na pret një betejë përpara. Nuk do të jetë e lehtë por me bashkimin e shqiptarëve nuk është i parealizueshëm” tha Basha.

Bashkia tha se ujësjellësi dhe ndërmarrjet publike janë shndërruar në hambarë për militantë që nuk shkojnë asnjë ditë në punë.

Prioriteti numër 1 sot – u shpreh Z. Basha - është të shpëtojmë buxhetin e familjeve nga falimentimi deri më 25 prill. Pas 25 prillit, rikthimin e ekonomisë në binarët e rritjes dhe zgjerimin e fuqizimin e klasës së mesme do ta bëjmë bashkë me programin ekonomik të qeverisë së Partisë Demokratike. Pjesë e këtij programi është edhe plani i mbështetjes për bujqësinë që është sektori që punëson më shumë shqiptarë – deklaroi Basha.