Sot gjysma e Shqipërisë pa drita, ju tregojmë arsyen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2020, 10:41
Sërish angari në furnizimin e territorit shqiptar me energji elektrike.
Ditën e sotme në orën 09:15 pas një problemi teknik në Sistemin e Transmetimit të OST është ndërprerë furnizimi me energji elektrike i nënstacionit të Durrësit dhe atij Jug-Perëndimor.
Si pasojë ka mbetur pas energji elektrike rajonet: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje.
Për momentin po kryhen veprimet e nevojshme operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti OST të nënstacioneve të këtyre zonave.