3.1 kg kanabis sativa në shtëpi, bien në pranga dy persona në Mirditë

Dy persona janë arrestuar në qytetin e Mirditës, pasi në shtëpinë e njëri prej tyre u gjendën rreth 3.1 kg kanabis sativa.

Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gj. V., 53  vjeç dhe bashkëpunëtori i tij E. Z., 32 vjeç, banues në Katund i Vjetër, Mirditë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas posedonin lëndë narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit GJ. V., në fshatin Katund i Vjetër, Mirditë”, thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit policor, u zbulua se lënda narkotike ishte bërë gati për shitje.

Sakaq materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.