Ps mbledh nesër Asamblenë, në analizë performanca e ministrave
Deputetë e ministra socialistë do të ballafaqohen të premten me vlerësimin për punën e tyre nga Kryeministri dhe strukturat e partisë.
Në orën 15:30 në Amfiteatrin tek Liqeni Artificial do të mbahet Asambleja Kombëtare, e cila do të votojë kryesinë e re e PS si dhe drejtuesit e rinj të sekretariateve.
Sipas burimeve brenda mazhorances, pakënaqësi të mëdha ka ndaj ministrit të jashtëm në detyrë Gent Cakaj për shkak të mungesë së kontriubitit të tij në parti.
Përveç Ministrisë, në 2019 Edi Rama e shpërbleu Cakajn edhe me detyrën e Sekretarit të Rinisë, post që nuk e përdori asnjëherë për t’u njohur me të rinjtë socialistë.
Dështimin e tij në detyrat e partisë, socialistët e tjerë e kanë shfrytëzuar për t’ja rrëmbyer postin e Sekretarit të Rinisë.
Një tjetër ish-këshilltar i Kryeministrit, sot Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk ka arritur të fitojë besimin e të majtëve në bazë dhe pikërisht për shkak të përplasjeve Rama e largoi atë edhe nga detyra e drejtuesit politik të qarkut të Lezhës për ta zëvendësuar me ish-ministren Linidta Nikolla.
Ndryshime ne qeveri?
Edhe pse burime brenda mazhorancës thonë se ditën e premte Edi Rama nuk do të anoncojë ndryshime në qeveri, kryesocialisti ka menduar për një metodë tjetër për ta vendosur kabinetin e tij në sitën e vlerësimit të partisë dhe qytetarëve, duke e marrë këtë vlerësim direkt nga anëtarësia përmes një Platforme digjitale.
Por ministrat nuk janë problemi i vetëm i Edi Ramës, pasi mes grupit parlamentar socialist ka edhe deputetë që jo pak herë kanë kritikuar punën e kabiteti të Ramës, Ditmir Bushati është njëri prej tyre.
Por kryesocialisti ka menduar edhe për ish-ministrin e jashtëm që ta mbaj larg çështjeve të partisë duke e propozuar për detyrën e Komisionerit për Lirinë e Medias në OSBE.
Post i cili pritet të qartësohet në dhjetor të këtij viti. Para se ambicia e Edi Ramës të marrë formë për të hyrë në histori me një mandat të tretë në qeverisje, kryesocialisti duhet të përballet me luftën e brendshme për pushtet brenda radhëve të partisë që drejton.