Sazan Guri kundra termometrit valor: Është vrastar, ka valë elekto-magnetike të lartë

Ambientalisti Sazan Guri ka dalë hapur kundër përdorimit të termometrit valor në shkolla.

Guri e ka cilësuar këtë termometër si vrastar, sepse sipas tij ai dëmton rëndë nxënësit për shkak të niveleve të larta të valëve elektro-magnetike që përmban.

Sipas Gurit, rasti është më shqetësues te fëmijët e shkollave 9 vjeçare.

Ky termometër vrastar është i pajisur me një valë elekto-magnetike të niveleve më tepër se 4G, të niveleve 5G, të niveleve të rrezeve infra të kuqe. Unë e ngre shqetësimin në radhë të parë për fëmijët nga 9-vjeçarja e poshtë, pikërisht sepse ata kafkën e kanë me përqindje të lartë uji. Ndërsa pjesa 18 vjeç e lartë është në gjendje”, ka thënë Guri ndër të tjera.

Më herët Guri ka shprehur rezervat e tij ndaj vaksinimit kundër Covid-19, duke mos pranuar t'i injektohet.