Durrës: Shperthim në oborrin e një banese, disa të shoqëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2020, 08:05
Nje sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të një banese në Durrës e cila ishte në pronësi të shtetasit me iniciale, B.N.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 mëngjesin e ditës së sotme dhe si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në ambjentet e Policisë janë shoqruar disa persona të dyshuar.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.