Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Duket se paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe ditën e sotme.

Në territorin shqiptar pritet që vranësirat të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës, teksa do të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra.

Në pjesën e dytë të ditës, moti pritet të përmirësohet, duke bërë që vranësirat të spostohen kryesisht drejt zonave malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.