Grabitet dyqani i celularëve në Durrës, personi i maskuar merr xhiron ditore

Grabitje në qytetin e Durrësit.

Një person i maskuar, nën kërcënimin e thikës, ka grabitur xhiron ditore të një dyqani celularësh.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar, ndërsa sipas policisë personi është ende i paidentifikuar.

"Më datë 07.10.2020, rreth orës 18:45, në lagjen nr.5, Durrës, një person ende i paidentifikuar dyshohet se duke mbajtur në dorë një mjet prerës (thikë), ka marë një shumë parash nga xhiro ditore në një dyqan celularësh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.

Ndërkohë nuk dihet ende shuma e grabitur.