"Ricavo": Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i trafikut të kokainës, një i arrestuar në Vlorë, 8 në Itali
Autoritetet Policore Italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare kanë ekzektuar mëngjesim e sotëm operacionin e koduar "Ricavo", (të ardhurat), emërtim i lidhur me sasinë e madhe monetare që grupi i trafikantëve italo-shqiptarë përfitonte nga trafiku i lëndëve narkotike.
Operacioni ka çuar në shkatërrimi e një grupi trafikantësh italo-shqiptarë me bazë në territorin e provincës së Arezzos, në komunën San Giovanni Valdamo.
Nente urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s, janë ekzekutuar njëkohësisht në provincën e Firenzes e Arezzos në Itali ndërsa në Shqipëri operacioni u ekzekutua në Vlorë.
Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali 8 persona (shtetas italianë), ndërsa në vendin tonë, u arrestua nga DVP Vlorë, me qellim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi shqiptar R. B., 26 vjeç" informoi sot policia e shtetit shqiptar.
Ekzekutimi u urdherarresteve
Me urdhër të Prokurorisë së Arezzos janë ekzekutuar 9 masa ndalimi, 6 me arrest në burg e 3 të tjerë me detyrim paraqijte.
Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar, ndërsa 8 të tjerët u kapën në Itali.
"Operacioni “RICAVO”, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve" informon policia jone.
Si vepronte grupi
Ky grup trafikantësh ishte i aftë të trafikonte sasi të mëdha droge të tipit kokainë e marijuanë duke shfrytëzuar kanalet e furnzimit nga trafikantë shqiptprë me banim në rajonin e Toskanës, informon gazetarja e Ora News ne Romë, Alba Kepi.
Droga shitej në piceri e bar kafe
Trafikimi i drogës kryhej kryesisht pranë dis aktiviteteve tregtare, si pranë një picerie e një bar kafe. Për magazinim e drogës përdornin një vilë të izoluar në provincën e Arezzos, pozicioni i të cilës i ndihmonte të arratiseshin në rast kontrolli policor.
Autoritetet policore italiane informojnë se hetimet e operacionit "Ricavo", kanë nisur në mars të 2018 e në fazën e parë të tij janë arrestuar 11 persona të tjerë. Gjatë fazës investigative janë sekuestruar 10 kg kokainë e një sasi marijuane.
Gjatë operacioni janë denoncuar dhe 10 persona përdorues droge e klientë të përhershëm të këtij grupi trafikantësh.
Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.
