Spiunim? Detaji: Drejtori i Hidrokarbureve në AKBN u largua një ditë para operacionit të arrestimeve

Zbulohen detaje nga dosja e hetimeve e zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore  (AKBN)

Gazetari i Ora News Besar Bajraktaraj informon se i shpalluri në kërkim është Klodian Gradeci, ish-drejtor i OST dhe që ka mbajtur postin e Drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN në kohën e kur janë konstatuar shkeljet.

“Sipas burimeve nga policia mësohet se një ditë para operacionit Gradeci este larguar nga Shqipëria, kjo vërtetohet dhe nga kqyrja e sistemit Tims”

Naim Kasa rezulton gjithashtu biznesmen në një kompani fantazëm. Rezarta Sulejmani e cila është lënë arrest shtëpie ishte specialiste tek AKBN. Simon Marku dhe Arben Doda kanë qenë  inspektor tatimesh tek Drejtoria e Tatimeve Tirane.

I arrestuari tjetër është Denis Durrësi rezulton se ka qene drejtor auditi.

Nga burimet e policisë mësohet se kanë qenë hetime të nisura para 4 vitesh për zbulimin e gurpit, ndërsa gjatë kësaj kohe dëmi i shkaktuar shtetit është mbi 1 mln dollarë.

Akuzat qe rëndojnë mbi ta – Akuzat janë për “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, “Kondrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Fshehja e të ardhurave”.