Pogradec: Digjet "BMW X6" e biznesmenit të njohur, dyshohet e qëllimshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2020, 08:47
Makina në pronësi të biznesmenit Alfred Cenkollari është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në qytetin e Pogradecit.
Mësohet se makina ka qenë në pronësi të pronarit të disa bizneseve mes tyre dhe një restoranti të njohur në Pogradec. (Ne foto: Vendi ku u dogj makina)
“Më datë 07.10.2020, rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip "BMW X6", në pronësi të një firme private” informon policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllinshme dhe policia po heton në disa pista.