Si ndikon infektimi me Covid-19 i Trump te votuesit? Eksperti për "Tempora": Po përpiqet ta shndërrojë në temë ekonomike
Dritan Nesho, president dhe CEO i Harrisx, ekspert i sondazheve, në një lidhje direkte nga SHBA për emisonin “Tempora”, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike atje dhe garën presidenciale mes presidentit Donald Trump dhe kandidatit democrat Joe Biden.
Sonila Meço: Si mendon se po ndikon prekja nga Covid-19, njeriun që deri vonë u tall edhe me maskën e Joe Biden?
Dritan Nesho: Kjo është një çështje e papërcaktuar dhe është ende herët për të përcjellë se çfarë ndikimi do të ketë në sondazhe dhe në votë. Pa dyshim që Trump do të projektojë fuqi me daljen nga spitali, një dalje që ishte e parakohshme, me të gjitha standartet mjeksëore. Dhe po përpiqet ta shndërrojë infektimin e tij në temë ekonomike. Pra, edhe unë u infektova. Shëndetësia amerikane ka nxjerë ilaçe që edhe një 74-vjeçar mund ta luftojë Koronavirusin dhe ne nuk duhet të lejojmë që Koronavirusi të na ndalojë dhe ti rikthehemi nismës sonë ekonomike dhe rritjes sonë ekonomike. Që është mesazhi që e ka ndihmuar Trump këto 3-4 vitet e fundit.
Çdo temë që qëndron te Koronavirusi është një temë negative për Trump. Krijon empati te baza e tij dhe ai bazën e ka shumë të sigurtë e plot energji. Tani luhet për modën e moderuar dhe të pavarurit.
Sipas disa sondazheve të fundit, të pavarurit shprehen se është faji i Trump që u infektua dhe që nuk tregoi kujdes. Do shohim më vonë nëse ka patur impakt te votuesit”, tha Nesho.