A është përjashtuar Hajdari? Sqaron Soko: Rudina nuk ka qenë pjesë e Nismës Thurje, kemi bashkëpunuar
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ekonomisti Pano Soko tha se Rudina Hajdari nuk ka qenë pse e Nismës, por është bashkëpunuar me të.
Soko shtoi se ky bashkëpunim për listat e hapura ka rënë tashmë me Hajdarin pasi nuk ka lista të hapura.
Soko: Ne ndjejmë përgjegjësi për hapjen e listave dhe për sistemin proporcional kombëtar. Ne i qëndrojmë këtij zotimi. Ishte një betejë e parë ku ne nuk kishim asgjë, por kjo nuk do të thotë se kemi humbur luftën.
Rudina Hajdari nuk ka qenë pjesë e Nismës, ne kemi bashkëpunuar me të. Ajo pati një ide os enjë platforme të përbashkët, që përmes saj të gjithë njerëzit e angazhuar të kenë një mundësi që të kenë një mundësi për t'u trampolizuar në kuvend.
Pasi të hapim listat që të gjithë këta njerëz me integritet të futeshin në Kuvend. Kjo platformë me emrin nisma ishte e referuar me listat e hapura. Nuk është se Rudina që u bë pjesë e Nismës Thurje. Kjo platformë nuk do të kishte as kryetar, por ishim bashkëpunëtore dhe ra kauza e kontratës.
Ne do të hyjmë në zgjedhje. Ne kemi një rënie të kauzës, nuk kemi lista të hapura. Me këtë sistem që kemi sot do t'i referohemi asaj që kemi pasur më parë. Ne si Nisma për të çuar para angazhimet tona, do të vazhdojmë me projektin për të kërkuar mënyrë të tjera për të operuar se nuk duam të jemi partia 133-të në këtë vend. Ne nuk do të bëjmë një parti klasike.