Pogradec, 41-vjeçari tenton të rregullojë antenën, bie nga kati i 5-të dhe vdes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, në lagjen 5.
Një 41-vjeçar ka rënë nga kati i 5 i pallatit ku banonte.
Si pasojë e rënie së fortë, ai ka ndërruar jete rrugës në spital.
Mësohet se 41-vjeçari Aurel Spaho është rrëzuar aksidentalisht nga pallati.
Ai ka qenë duke rregulluar antenën në banesë kur ka humbur kontrollin dhe është ka rënë.
"Më datë 06.10.2020, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 5, shtetasi A. S., rreth 41 vjeç, dyshohet se duke rregulluar antenën aksidentalisht është rrëzuar nga tarraca e pallatit ku banonte, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit ka ndërruar jetë." - njofton policia.
Mësohet se 4-vjeçari me aftësi të kufizuara merrte një page paaftësie fizike.
Kjo ishte e vetmja rroge në shtëpi, pasi gruaja ishte e papunë, ndërsa kishin edhe dy fëmijë të vegjël.