Rama: Meta e Berisha "fatkeqësi natyrore"
Kryeministri Edi Rama e quajti “fatkeqësi natyrore” presidentin Ilir Meta dhe ish kryeministrin Sali Berisha. Në konferencën për median ku lajmëroi rritjen e pagave disa herë iu kthye Metës me gjuhën e tij ‘polemizuese”
Duke komentuar deklaratën e Metës se do të ishte në çdo shesh nëse do të prekej marrëveshja e “5 qershorit”, Rama tha: Ilir Meta nuk lidhet me asnjë çështje të zhvillimit ekonomik e social të vendit. Mund të trajtohet si problem në ekonominë e vendit por jo si element i paketës tonë fiskale. “
Më pas bëri dhe një paralelizëm mes fatkeqësisë natyrore në Serbi që sipas Ramës është Vulin ndërsa në Shqipëri është Meta e Sali Berisha.
“Më mjaftojnë fatkeqësitë natyrore brenda vendit në kushte virulence permanente në trajta presidentësh dhe ish presidentësh. Këta i mbaj, por një fatkeqësi natyrore nga qeveria e Serbisë nuk e mbaj dot.”