Nëna denoncon fqinjin e akuzon për ngacmim seksual ndaj vajzës 8 vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2020, 15:30
Një 51-vjeçar u arrestua në Durrës, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e mitur të fqinjes.
Burri me iniciale A.M është kallëzuar në polici nga nëna e vajzës, e cila e ka konstatuar 51-vjeçarin duke bërë veprime të turpshme ndaj 8-vjeçares.
Vajza mësohet se është marrë në pyetje në prezencë të një psikologu, ndërsa burri mësohet se ka mohuar akuzat.
Ai ka thënë se nuk ka tentuar të ngacmojë minorenen, por është keqkuptuar.
51-vjeçari është vënë nën akuzë për vepra të turpshme, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.